Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli pritet që të mbërrijë pas pak minutash në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ministria e Infrastrukturës në vend konfirmon se Pacolli pritet të arrijë në orën 17:30 në Prishtinë. Ai ka fluturuar nga Aeroporti i Tiranës.
Një ekip infektologësh është parë pak minuta më parë të ketë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të cilët pritet të kontrollojnë kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli.
Kontrolle këto rutinë për çdo person në hyrje e dalje të vendit e edhe në aeroport, për shkak të pandemisë Covid-19.
Më herët gjatë ditës, Pacolli bëri të ditur se ndodhej në Tiranë. Përmes këshilltarit të tij, Naim Murseli, Pacolli ka bërë të ditur se ndodhej në Tiranë, në shtëpinë e tij.
Naim Murseli sqaroi:
“Ai gjendet në apartamentin e tij në Tiranë, lidhur me ardhjen e tij do të njoftohen të gjithë, por aktualisht qëndron në kryeqytetin shqiptar.”
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se Behgjet Pacolli hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë. /abcnews.al/