Lindi gjatë gripit spanjoll, 101-vjeçarja ia del të fitojë betejën me koronavirusin

schedule13:40 - 30 Prill, 2020

schedule 13:40 - 30 Prill, 2020

Angelina Friedman i mbijetoi kancerit, keqtrajtimeve, gjakderdhjeve të brendshme, dhe tani jo një, por dy pandemive. Më shumë se 100 vjet pasi jetoi përmes pandemisë së gripit të vitit 1918, gruaja 101-vjeçare arriti të mposhtë koronavirusin.

 

Vajza e Friedman, Joanne Merola, tha për  CNN se nëna e saj ka kaluar kaq shumë në jetë por gjithmonë ka pasur shpresë për çdo gjë.

“Ajo dhe babai im u sëmurën me kancer në të njëjtën kohë. Ajo mbijetoi. Ai nuk ia doli,” tha ajo.

 

Angelina, mposhti koronavirusin, më shumë se 100 vjet pasi nëna e saj vdiq duke lindur në bordin e një anije pasagjerësh që çonte emigrantë italianë, në New-York, gjatë valës së dytë të gripit spanjoll. Familja e saj e thërret “mbinjerëzore”, për jetën e saj të jashtëzakonshme në të cilën ajo kapërceu gripin spanjoll, abortet, kancerin,  dhe tani pandeminë e saj të dytë, COVID-19./abcnews.al