Ka shkuar në 773 numri i të infekuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka deklaruar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 7 raste të reja, ndërsa shtoi se 60% e të infektuarve tashmë janë shëruar.
“Kemi 773 të infektuar, ndërkohë që 60% janë shëruar. Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren
Jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”, tha Manastirliu.
LEXO EDHE: VIDEO/ Korça del nga harta COVID, shërohen të gjithë të prekurit
Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e ri-hapjes, ndërsa shtoi se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë.
“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, deklaroi Manastirliu./abcnews.al