Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 17 persona të shëruar brenda ditës

schedule20:59 - 29 Prill, 2020

schedule 20:59 - 29 Prill, 2020

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 799.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme nga Covid-19 janë shëruar 17 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend rritet në 627.

Rastet pozitive të konfirmuara sot, janë nga 225 mostra të testuara.

Vitia shkruan në një status të tijin në Facebook:

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!