“Edi Rama mendon për ministrat, më thoni si të martohem me 3 muaj pa paga?!”

schedule18:05 - 29 Prill, 2020

schedule 18:05 - 29 Prill, 2020

Jurgen Goxha la Tiranën verën e kaluar dhe vendosi të vazhdontë karrierën në Ballsh. Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon pozitiv me Bylis dhe ka shënuar 5 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Shpeshherë është përdorur si një “xhol” nga trajneri Dovedan, i cili ka vendosur ta përdorë si sulmues në momente të caktuara. Goxha është një tifoz i Tiranës, zbulon se pse u largua nga bardheblutë në “Fan Zone” në Supersport dhe kritikon Edi Ramën.

EMRI – ”Kam bërë 2-3 gola me roveshatë dhe i kam shumë qejf akrobacitë. Emrin e kam nga Jurgen Klinsmann dhe jam tifoz gjerman. I kam thënë trajnerit që dua të luaj në sulm për të shënuar sa më shumë gola, por ato i di trajneri”.

TIRANA – “U largova nga Tirana pasi, duke parë afrimet, nuk do të kisha shumë hapësirë të luaja.  Zgjodha Bylisin që kishte marrë disa lojtarë që unë i njihja. Mendoja se aty do të lija gjurmët e mija në Superligë”.

KRITIKAT – “Kryeministri shikon vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne futbollistëve, pasi unë tani jam i fejuar. Me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar?! Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllëm një plagë të vogël”.

E ARDHMJA – ”Unë, në fund të sezonit, mbaroj kontratën time me Bylisin dhe jam lojtar i lirë. Dua të bëjë maksimumin këto 10 ndeshje, pastaj të shikojmë, pasi kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit”. /abcnews.al