Liderët e partisë komuniste thuhet që të kenë shkuar në një resort sekret në Pekin në mënyrë që të shmangin ndonjë infektim të mundshëm me koronavirus.
Besohet se disa nga zyrtarët më të lartë të Kinës ndodheshin në Jade Spring Hill, një zonë e fshehtë dhe e ruajtur mirë, ndërsa epidemia e koronavirusit arrinte pikun në vendin aziatik.
Kodra Spring Jade, e vendosur në veri-perëndim të Pekinit, është një kompleks vilash për Komisionin Qendror Ushtarak që është i paarritshëm për publikun e gjerë. Disa drejtues të partisë, përfshirë Presidentin Xi Jinping, dyshohet se kanë shtëpi atje.
Gazeta e njohur në gjuhën kineze sugjeroi që anëtarët kryesorë të qeverisë kishin lënë kompleksin qendror të udhëheqjes së Zhongnanhai, ekuivalentin kinez të Shtëpisë së Bardhë, dhe u transferuan në vendpushimin sekret gjatë epidemisë së koronavirusit për ta shmangur virusin.
Kodra Jade Spring bashkë me Zhongnanhai, konsiderohen si dy zonat më të ndaluara të Pekinit.
Gjithsesi, sa i takon lajmit, ende nuk ka një konfirmim nga mediat shtetërore të vendit ndërsa zyrtarët kineze nuk kanë komentuar rreth çështjes. Sipas të dhënave të publikuara, në Kinë figurojnë 82,858 persona të infektuar dhe 4,633 viktima të shkaktuara nga koronavirusi. /abcnews.al/