Të paktën 601 persona humbin jetën brenda ditës nga Covid-19 në Britaninë e Madhe

schedule15:41 - 29 Prill, 2020

schedule 15:41 - 29 Prill, 2020

Brenda 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 601 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 22,370.

Anglia regjistroi sot 445 vdekje në spitale, Skocia 83 ndërsa 73 persona kanë humbur jetën në spitalet në Uells. Irlanda Veriore nuk i ka përditësuar ende të dhënat ditore sa i përket koronavirusit.

Qeveria e vendit pritet që të njoftojë një bilanc akoma më të lartë pasi Sekretari i Shëndetit njoftoi se vdekjet në shtëpitë e kujdesit mund të përfshihen së shpejti në përditësimin e përditshëm nga Departamenti i Shëndetit.

Organizatat e shëndetit kanë kërkuar që numri i personave që humbin jetën jashtë spitaleve të publikohet çdo ditë ndërsa ekspertët thanë të martën se nuk mund të thonë që në shtëpitë e kujdesit është arritur ende piku.

Sipas shifrave të përjavshme të publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare gjatë të martës, më shumë se 6.500 vdekje të shkaktuara nga virusi korona kanë ndodhur në Angli dhe Uells jashtë spitaleve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!