Putin zgjat izolimin e Rusisë deri në 11 maj

schedule15:18 - 29 Prill, 2020

schedule 15:18 - 29 Prill, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin, ka lajmëruar zgjatjen e periudhës së izolimit të vendit deri në datën 11 maj.

Sipas Putin edhe pse ka një stabilizim të situatës përsa i përket shifrave mbi rastet e reja me Covid-19, piku i virusit ende nuk është arritur.

“Tani po përballemi me një fazë të re, mbase më intensive në luftën kundër pandemisë. Specialistët dhe shkencëtarët me të cilët ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’u këshilluar mbi reagimet dhe planet tona, na thonë se jemi ende larg nga kalimi i pandemisë”, u shpreh Putin.

Në mbledhjen online të qeverisë, Putin kërkoi masa të reja për të mbështetur ekonominë e vendit dhe për qytetarët, si dhe kërkoi që deri në datën 5 maj të jetë gati plani për rikthimin e vendit gradualisht në normalitet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!