Aktorja e Teatrit të Kukullave Shegushe Bebeti në një intervistë për Abc News është shprehur se karantina nuk ka qenë e lëhtë për të pasii mungon puna dhe spektatori i vogël që ishin mësuar.
Bebeti ndër të tjera ka theksuar se shpreson që situata të mbyllet sa më shpejt pasi mbyllja në shtëpi është shumë e vështirë.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se shpesh janë mundur që përmes punës online të jenë sa më afër fëmijëve me këngë dhe me shfaqje të ndryshme.
“Këtë vit të gjithë artistët kanë ndjekur në mënyrë absolute rregullat jemi përpjekur të punojmë online duke lexuar përralla dhe duke kënduar këngë në mënyrë që fëmijët të mos e ndiejnë mungesën e teatrit të kukullave. Në faqen e teatrit nuk kemi hedhur vetëm këng, por kemi hedhur edhe këngë, mënyra se si mund të vizatohet më mirë, se si mund të bëhet një kukull me letër. Në një kanal në youtubë që quhet “Shtëpia e Përrallave”, ku tregojmë përralla të ndryshme përmes vizatimeve në mënyrë që të mos jemi në një linjë dhe që fëmijët ti mbajmë të lidhur pas nesh”, është shprehur Shegushe Bebeti.
Aktorja ka theksuar se këtë periudhë është ndjere e kënaqur nga raporti që fëmijët kanë pas me fëmijët. “Maçoku me Çizme”,do të jetë ndoshta dhe shfaqja e parë që ne mund të rikthehemi në sezonin e ti artistik, ka thënë ndër të tjera aktorja.
Gjithashtu aktorja ka theksuar se fasha e orarit e vendosur është e panevojshme pasi njerëzit e ndërgjegjshëm janë në gjendje që të kontrollojnë veten dhe të dalin me masat e nevojshme. /abcnews.al