Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti – E hënë, 12 mars 2018

schedule10:40 - 12 Mars, 2018

schedule 10:40 - 12 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Jugu dhe Qendra paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta , por shira të dobët dominojnë zonat Veriore.

Mesdita fuqizon vranëirat duke sjellë shira mesatarë deri intensivë në Veri dhe Qendër por shira të dobët në zonat Jugore. Mbrëmja, përmirëson dukshëm motin në vend.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 3 – 4°C në mëngjes POR rënie të lehtë sjell mesdita kur maksimumi ngjitet deri shënon 22°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Moti – E martë, 13 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranëira të shpeshta të cilat sjellin shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa pasditja dhe në vijim, përmirësojnë kushtet e motit në territor duke sjellë në territor, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore të cilat do të variojnë nga 3 në 20°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!