Përflitet si ministër i Shëndetësisë në qeverinë e re, reagon mjeku Valbon Krasniqi

schedule10:47 - 29 Prill, 2020

schedule 10:47 - 29 Prill, 2020

Prej dy ditësh në Kosovë numri i pacientëve të shëruar është më i lartë se ai i të sëmurëve të rinj. Lajmi është konfirmuar nga shefi i Klinikës Infektive në Prishtinë, Valbon Krasniqi.

Mjeku tha se janë 36 pacientë të shtruar në klinikë, dhe vetëm një prej tyre është të terapi intensive, në gjendje kritike.

“Prej dy ditësh kishim më shumë pacientë të shëruar se të sëmurëve të rinj që konfirmohen. Në klinikë kemi 36 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë, një e kemi në repartin intensiv dhe është në gjendje më të rëndë. Kemi 125 shtretër ë klinikë, 6 i kemi me respiratorë. Deri më tani ia kemi dalë mirë me këto kapacitete”, tha ai.

Mjeku tregoi më tej edhe mënyrën sesi bëhen testimet në Kosovë. “Kemi 3 grupe që testohen. Me prioritet janë ata që kanë simptoma dhe që shtrohen në klinikë. Grupi i dytë janë personat e kontaktit dhe grupi i tretë është testimi i personave që karantinoren në qendrën e konvikteve. Javët e fundit bëhen diku 200 testime në ditë”, deklaroi mjeku.

Valbon Krasniqi është përfolur si kandidat i mundshëm nga LDK për ministër Shëndetësie në qeverinë e re që pritet të formohet. Lidhur me këtë ai tha se një gjë të tillë e ka dëgjuar nga mediat dhe ende nuk ka marrë ndonjë propozim konkret.

 “Nuk më ka kontaktuar dikush zyrtarisht për këtë çështje. Edhe unë e kam parë në media. Por mua personalisht nuk më kanë kontaktuar”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se cila do të ishte strategjia e tij për të përballuar këtë situatë si ministër Shëndetësie, Krasniqi tha: “Unë nuk kam dëshirë të merrem me këtë çështje në këtë moment dhe puna ime është e kufizuar në trajtimin e pacientëve. E kemi parë që nga fillimi i epidemisë se indo i drejtë do të jetë një nga shtyllat kryesore”. /abcnews.al