Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau dhe e groposi vajzën në oborrin e shtëpisë, burg përjetë babait shqiptar në Greqi

schedule08:45 - 29 Prill, 2020

schedule 08:45 - 29 Prill, 2020

Shqiptari që vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë vajzën e tij është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata greke.

Mediat greke bëjnë me dije se vendimi për dënimin se shqiptari Aleko Petro është dhënë një ditë më parë nga gjykata e Thesprotisë në Greqi.

Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2019-ës në Korfuz, ku 52-vjeçari nga Berati pasi vrau vajzën e tij, Anxhelina Petro, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte. Sipas gjykatës, ai u dënua edhe me 30 muaj për armembajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë.

Avokati i tij, Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin. Si deshmitare ne gjyq u paraqiten i dashuri afgan i Anxhelines dhe gruaja që e kishte pagezuar ate.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 1 janar 2019, ku shqiptari ka vrërë dhe groposur vajzën e tij Angjeliqi Petru 28 vjeç, pasi nuk pranonte që të ndahej nga miku i saj një emigrant nga Afganistani. Miku i saj, me të cilin Petru jetonte prej kohësh dhe kishte ikur nga shtëpia për tiu shmangur sherreve të shpeshta me babain e saj, ka lajmëruar policinë për zhdukjes e saj. 52 vjeçari në fillim nuk e ka pranuar krimin, pas insistimeve të grupit hetimor ai ka pranuar dhe ka treguar vendin se ku e kishte groposur vajzën e tij 28 vjeçare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!