Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë goditur ekonominë, dhe në këtë mënyrë shumica e guvernatorëve në SHBA kanë bërë thirrje për hapje të kujdesshme.
Qytetarët janë paralajmëruar që për një kohë të gjatë deri në moment të gjetjes së vaksinës duhet të ruajnë masat për parandalimin e COVID-19.
Keida Kostreci gazetare e VOA në një intervistë në “Mbrëmje në ABC” u shpreh se koronavirusi ka ndikuar në mënyrë rrënjësorë në jetën e qytetarëve. Stresi tashmë është më i lartë dhe sipas ekspertëve kjo situatë është shqetësuese, për shkak se shumë njerëz kanë humbur vendin e punës dhe për këtë arsye kërkohet rihapje e ekonomisë pasi po humbin shumë edhe ekonomikisht.
“Në çdo shtet është bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”, tha Kostreci.
Më tej ajo theksoi se masat e marra në Shqipëri për parandalimin e COVID-19 janë më të rrepta krahasuar me masat që janë marrë në SHBA.
“Ekspertët dhe Aktivistët e të Drejtave të Njeriut janë shprehur se duhet të tregohet kujdes sepse një situatë e tillë mund të sjellë autoritet. Ekziston rreziku i shkeljes së të drejtave të njeriut. Në vende me demokraci të brishtë, lider që kanë prirje të mos respektojnë të drejtat e njeriut mund ta ekzagjerojnë, dhe kjo po ndodh në disa vende”, u shpreh Kostreci./abcnews.al