Vetëvritet mjekja, nuk shihte dot pacientët duke vdekur nga koronavirusi

schedule15:50 - 28 Prill, 2020

schedule 15:50 - 28 Prill, 2020

Një nga mjeket më të mira të vijës së parë të luftës kundër koronavirusit në New York ka vrarë veten. Dr. Lorna Breen, e cila ishte drejtoreshë e departamentit të urgjencës në Spitalin All Jork-Presbyterian Allen në Manhatan, vdiq nga plagët e vetë-shkaktuara të dielën, tha policia.

Babai i 49-vjeçares, Dr Philip Breen, tha: “Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe kjo e vrau atë”. Ai shtoi se vajza e tij nuk kishte vuajtur nga probleme mendore.

Lorna Breen ishte prekur nga koronavirusi gjatë punës së saj dhe u kthye në punë rreth një javë e gjysmë më vonë pasi ishte shëruar.

 

Spitali e kishte dërguar atë përsëri në shtëpi, përpara se familja e saj “të ndërhynte” për ta sjellë në Charlottesville, tha babai i saj.

Ai tha se kur kishin folur për herë të fundit, vajza e tij ishte dukur “e shkëputur” nga bota dhe i tha atij se si pacientët Covid-19 po vdisnin para se të mund të nxirreshin nga ambulancat.

Sipas gazetës, Dr Lorna Breen ishte një e krishterë e devotshme që ishte shumë afër familjes së saj. Ajo shkonte vullnetarisht një herë në javë në një shtëpi për të moshuarit.

Shefi i policisë tha në një deklaratë: “Profesionistët e kujdesit shëndetësor në vijën e parë nuk janë imun ndaj efekteve mendore ose fizike të pandemisë aktuale.

“Çdo ditë” shtoi ajo, “këta profesionistë operojnë nën rrethanat më stresuese dhe koronavirusi e ka shtuar edhe më shumë ”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!