Polemika në Itali/ “Nuk e kuptoj! Lejoni vrapimet në parqe dhe ndaloni stërvitjet”

schedule13:36 - 28 Prill, 2020

schedule 13:36 - 28 Prill, 2020

Francesco Acerbi, mbrojtësi i Lazio, është në një linjë me drejtorin sportiv, Igli Tare, i cili një ditë më parë kritikoi autoritet për të mos lejuar stërvitjen e ekipeve nga 4 maji, sikurse edhe klubet e Serie A prisnin.

LEXO EDHE: Akuzat e Igli Tares, Ministri i Sportit në kundërsulm: Qesharak ai që flet!

Mbrojtësi ka thënë fjalën e tij dhe i duket e pakuptimtë që njerëzve t’u lejohet të vrapojnë në parqe publike, kurse për futbollistët nuk jepet “OK” që të stërviten në qendrat e tyre stërvitore, që janë edhe më të izoluara.

“Jam futbollist dhe nuk dua të hap polemika. Nuk e kuptoj diçka, si shumë të tjerë: Ju mund të vraponi në park, por jo në qendër sportive. nëse flasim për siguri, një qendër sportive, ka edhe më shumë siguri se një park publik”, shprehet Acerbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!