Kina i hap rrugë “Presidentit të Përjetshëm”

schedule09:40 - 11 Mars, 2018

schedule 09:40 - 11 Mars, 2018

Kina ka aprovuar ligjin që lejon heqjen e kufizimeve të mandateve për liderin. Kjo lëvizje e lejon presidentin aktual, Xi Jinping, që të bëhet President i Përjetshëm.
Ndryshimet kushtetuese u kaluan nga Kongresi i përvitshëm Popullor Kombëtar këtë të diel.
Nga 2.964 votues në total, vetëm 2 delegatë votuan kundër, ndërsa tre të tjerë abstenuan.
Në vitin 1990, Kina kishte miratuar ligjin që u lejonte presidentëve të qëndronin vetëm për dy mandate.
Megjithatë, presidenti Xi doli kundër kësaj tradite gjatë Kongresit të Partisë Komuniste në Tetor të vitit të kaluar.
Ai, konsolidoi fuqinë e tij politike dhe partia votoi për “ngjitur” emrin e tij dhe ideologjinë politike në Kushtetutën e partisë. Në këtë mënyrë, ai e ngriti statusin e tij në nivelin e themeluesit të partisë, Mao Ce Dun./abcnews.al