Ramadani: Situatë normale në Danimarkë, kam pasur oferta nga klube “big”

schedule18:47 - 27 Prill, 2020

schedule 18:47 - 27 Prill, 2020

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, luan prej disa sezonesh në Danimarkë, aty ku po shkëlqen me skuadrën e Vejle BK. Në një intervistë për Fan Zone në Supersport, Ramadani zbuloi se ka pasur oferta nga ekipet e kreut, si dhe tregoi situatën aktuale në shtetin nordik.

SITUATA – “Këtu në Danimarkë, ka qenë çdo gjë shumë mirë. Jemi të lirë të bëjmë çdo gjë dhe vazhdon jeta normalisht, njëjtë siç ndodh edhe në Suedi. Këtu janë njerëzit të kulturuar, i respektojnë rregullat pa i detyruar njeri”.

PAGAT – “Këtu është ndryshe, se gjatë kohës që është ndaluar futbolli, gjithçka e paguan qeveria dhe jo klubi”.

RIFILLIMI – “Nga java tjetër do bëjmë testin, për të parë si jemi. Kur të rifillojmë kampionatin, do kryhen analizat dhe nëse dikush do të ketë temperaturë, nuk do zhvillohet ndeshja”.

E ARDHMJA – “Për momentin jam i përqendruar të ec përpara, dhe të rritem. Kam biseduar me 4 skuadrat e para në Danimarkë. Kam ndërruar agjent dhe po pret vetëm përgjigjen time, për të nisur kontaktet me skuadrat e para në renditje”.

PARTIZANI – “Vitet në Shqipëri nuk i harroj kurrë, sidomos Partizanin që më ndihmoi aq shumë. Mua këtu më mungon jeta, sepse në Shqipëri kur thërrisje miq, bëheshim 3-4 ndërsa këtu jam vetëm me bashkëshorten”.

SORMANI – “E falënderoj shumë, sepse më ka dhënë shumë. Ka qenë personi që më ka sjellë në Danimarka. E marr para çdo ndeshje dhe i uroj suksese. Partizani më ka dhënë shumë, duke filluar nga presidenti Gaz Demi, Dervishi, etj”, përfundoi Ramadani./abcnews.al