Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se nuk i ka marrë parasysh propozimet e opozitës.
Në një deklaratë për mediat Vasili është shprehur se transparenca e qeverisë është zero sa i takon ndihmave financiare që i janë dhënë punonjësve apo bizneseve.
Gjithashtu ak ka theksuar grabitjen abuzive të kësaj qeverie nuk e ka ndaluar as pandemia.
“Është e qartë që të gjitha propozimet jo vetëm nuk janë pranuar por janë shoqëruar me propagandë e zhurmë të madhe duke ecur në dy dimensione, të mashtrimit dhe grabitjes. Mashtrimi ka konsistuar në ato shifra zhurmë mëdha të qeverisë për ato qendra e mijëra qytetarë të ndihmuar. Nëse do ti mblidhnim së bashku popullsia e Shqipërisë do dilte më e madhe se e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe të marra bashkë”, është shprehur Vasili.
Në fjalën e tij për mediat nënkryetari i LSI-së është shprehur se kufizimet e vendosura nga qeveria e rrisin rrezikun ndaj koronavirusit nuk e eleminojnë, pasi një fashë e caktuar orari krijon fluks njerëzish.
“Kufizimet janë arbitrare, spontane, abuzive dhe demonstrim i arrogancës së kësaj qeverie që ka shoqëruar gjatë gjithë qeverisjes së saj. Kjo arrogancë ka marrë dimensione antikushtetuese. Po përdoret gjendja e fatkeqësisë natyrore për të vazhduar me masat antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme të pashpallur ndonjëherë. Këto kufizime të paligjshme nuk i referohen asnjë modeli evropian. Funksionojnë me fashë orare që është një marrëzi e padëgjuar pasi nuk e pengon pandeminë, por e ndihmon”, tha Vasili./abcnews.al