Rrahu djalin 3 vjeçar të bashkëjetueses, gjykata merr vendimin për 35 vjeçarin

schedule11:31 - 27 Prill, 2020

schedule 11:31 - 27 Prill, 2020

Gjykata ka lënë në burg 35 vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar djalin 3 vjeçar të bashkëjetueses së tij. Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc News se  fëmija ndodhet në Spitalën e Traumës, në gjendje kritike, për shkak të frakturave të marra nga dhuna e ushtruar.

Ndër të tjera burime për Abc News bëjnë me dije se fqinjët kanë deklaruar se fëmija është parë dhe herë të tjera me shenja. 35 vjeçari ka qenë ai që e ka çuar në spital fëmijën. Ai fillimisht nuk e ka pranuar se ka ushtruar dhunë, por ka theksuar se fëmija është rrëzuar nga divani, dëshminë e tij e mbështeti edhe e ëma e të miturit të dhunuar, por mjekët kanë pohuar se ndaj të miturit është ushtruar dhunë.

Ndërsa sot dhunuesi ka pranuar para grupit hetimor dhunën e ushtruar ndaj 3 vjeçarit.

Gazetarja e Abc News ndër të tjera thekson se pas kontaktit me prokurorët ato pohojnë se frakturat që ka fëmija faktojnë se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike, ku përmes psikologëve kanë arritur të komunikojnë me të miturin i cili e ka konfirmuar se është dhunuar nga njerku që ai i thërret baba.

Si ndodhi ngjarja:

Një fëmijë tre vjeçar dyshohet se është dhunuar nga nëna dhe nga bashkëjetuesi i saj. Ka qenë halla e tij e cila dhe ka bërë denoncimin e dhunës ndaj të miturit. Fëmija ndodhet në spitalin e traumës në gjendje të rëndë për jetën pasi ka 7 brinjë të thyera dhe ka pësuar hemoragji të brendshme në kokë.

Burime nga komisariati Nr. 5 në kryeqytet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Alfred K. i cili akuzohet për veprën keqtrajtim të të miturit duke i shkaktuar dëme serjoze për jetën./abcnews.al