Dibranët “imunë” ndaj koronavirusit, nga sot të lirë për të qarkulluar

schedule09:19 - 27 Prill, 2020

schedule 09:19 - 27 Prill, 2020

Dibra është pjesë e listës së zonave të gjelbra,  është një ndër qarqet që duhet se koronavirusi nuk është përhapur.  Në  vendimin më të fundit të qeverisë qytetarët në këtë qark do të kenë më shumë lehtësira në lëvizje, ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura kafet, lokalet dhe biznese të tjera që shfaqin rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Gazetari Neki Feta raporton për Abc News se në zonën e Dibrës më të pabindurit ndaj respektimit të orareve kanë qenë pensionistët, të cilët edhe mëngjesin e kësaj të hëne dhe pse ka kaluar orari i lëvizjes vijojnë meshëtitjet e tyre.

Ndër të tjera ai thekson se situata vijon të jetë e qetë dhe pse tashmë dibranët janë më të lirë për të lëvizjur nuk vihet re ndonjë fluks lëvizjses.

Gjithashtu gazetari i Abc News ka bërë me dije se duke qenë se në Dibër nuk ka raste me koronavirus shumë pronarë lokalesh dhe kafesh kane tentuar me raste që të hapin biznesin e tyre,por që nuk janë lejuar.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë rasti i vetëm i konfirmuar në këtë qark është në Mat, një vajzë e cila ishte rast kontakti me një të infektuar në Krujë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!