Lajme të mira vijna nga Kina që ishte dhe vendi i origjinës së koronvirusit që ka mbërthyer botën dhe ka shënuar deri më tani 206 viktima.
Në Wuhan që ishte dhe epiqendra e shpërthimit të virusit tashmë nuk ka asnjë pacient të shtruar nëpër spitale.
Një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Mi Feng ka bërë me dije se të gjithë pacientët me koronavirus të shtruar në spital në Ëuhan, epiqendra origjinale e pandemisë së koronavirusit.
“Me përpjekje të përbashkët të profesionistëve mjekësorë nga Ëuhan dhe nga i gjithë vendi, deri më 26 Prill, të gjithë pacientët e shtruar në spital Covid-19 në Wuhan janë shëruar,” tha Mi.
Ëuhan ishte qyteti i parë në botë që hyri në izolim për shkak të virusit. Tashmë është rikthyer gjithçka në normalitet, pas disa muajsh frike dhe ankthi. Por sërish shumë qytetarë janë të frikësuar për një shpërthim të dytë ndërkohë që të gjitha bizneset po fillojnë të hapen./abcnews.al