Një klub shqiptar “kundër rrymës”, paguan rrogat dhe likuidon lojtarët

schedule18:15 - 25 Prill, 2020

schedule 18:15 - 25 Prill, 2020

Pandemia e koronavirusit ka infektuar çdo sektor dhe sporti është një nga më të prekurit, sidomos futbolli. Ndeshje dhe garë nuk ka prej më shumë se dy muajsh, por skuadrat po përgatiten për t’u rikthyer në stërvitje. Kriza ekonomike e klubeve është e madhe.

Disa prej tyre kanë negocionuar dhe po i luten lojtarëve të pranojnë uljen e rrogave, teksa të tjerë e kanë marrë këtë masë pa i pyetur fare. Një shembull i bukur vjen nga grupi B i Kategorisë së Dytë të Shqipërisë.

Rrogat në këtë divizion janë modeste, por lojtarët e Këlcyrës janë qetësuar disi. Presidenti ka vendosur të paguajë skuadrën për muajt mars dhe prill. Klemend Ndoni, ashtu siç lajmëron faqja zyrtare e klubit jugor, garanton se do të kalojë në llogaritë bankara rrogat e këtyre dy muajve, duke respektuar kontratat e firmosura në fillim të sezonit. /abcnews.al