COVID-19/ Serbia i dërgon katër avionë me pajisje mjekësore Italisë

schedule15:55 - 25 Prill, 2020

schedule 15:55 - 25 Prill, 2020

 Serbia dërgoi të shtunën katër avionë që transportonin pajisje mjekësore përfshirë doreza, maska dhe veshje mbrojtëse në Itali  për t’a ndihmuar  në luftën kundër virusit.

Katër avionë të tjerë me pajisje do të dërgohen brenda dy ditëve të ardhshme, të dhuruara gjithashtu nga qeveria serbe, tha Presidenti Aleksandar Vuçiç.

“Ne do të fitojmë së bashku, ji e fortë Itali, Serbia është me ty,” shkroi Vuçiç në njërën nga kutitë e pajisjeve para se të ngarkohej në një avion.

Vitin e kaluar Italia ishte partneri i dytë më i madh tregtar i Serbisë pas Gjermanisë, sipas të dhënave së statistikave në janar. Kompanitë italiane përfshirë Fiat punësojnë më shumë se 20,000 njerëz në Serbi.

“Në rrugën e saj drejt Europës, Serbia gjithmonë ka pasur ndihmë nga Italia,” tha Vuçiç, duke përmendur se gjatë përmbytjeve shkatërruese në 2014, Italia ishte një nga vendet e para që dërgoi ndihmë.

“Kjo është mundësia jonë të themi faleminderit.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!