Ashtu siç është bërë zakon prej më shumë se një muaji për shkak të pandemisë, edhe këtë fundjavë kryeqyteti ishte i zbrazët.
Ndryshe nga ditët e javës, kur qarkullimi është i ngjeshur si në një ditë të zakonshme, kjo e shtunë e gjeti Tiranën të izoluar.
Të vetmet mjete që lëviznin në rrugë, ishin ato të kategorive të lejuara. Edhe pse kryeqyteti është i izoluar dhe gjithçka e mbyllur, efektivët e policisë vijojnë të qëndrojnë në rrugë duke kontrolluar shoferët nëse ishin ose jo të pajisur me autorizimet përkatëse.
Prezenca e këmbësorëve në rrugica lagjesh ishte e vogël, ndërsa në rrugët kryesore lëvizje u vunë re edhe të makinave të tonazhit të rëndë.