Në Itali, të paktën 150 mjekë kanë vdekur pas infektimit me koronavirusi, tha të premten Shoqata Italiane e Mjekëve.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor përbëjnë rreth 10% të të gjitha infeksioneve, tha organizata.
Një grup i veçantë italian i kujdesit shëndetësor, ANAAO, kritikoi dekretin që synonte forcimin e sistemit shëndetësor, duke thënë se nuk është mjaft i mirë.
ANAAO i quajti masat e përcaktuara në dekretin Cura Italia – e cila vlen 25 miliardë euro (27 miliardë dollarë) dhe që u miratua nga qeveria të premten – “plotësisht zhgënjyese”./abcnews.al