Dhuna në familje/ Policia e Londrës ka arrestuar më shumë se 4,000 njërëz gjatë karantinimit

schedule13:45 - 25 Prill, 2020

schedule 13:45 - 25 Prill, 2020

Policia e Londrës ka arrestuar më shumë se 4,000 njerëz për abuzim në familje që kur u vendosën kufizimet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Kufizimet e COVID-19 ” dhe qëndrim në shtëpi ” janë jetike për menaxhimin e kësaj krize të shëndetit publik, por për fat të keq ai ka lënë  viktima të abuzimit  ,” tha komandantja Sue Ëilliams.

Ajo shtoi: “Viktimat duhet të sigurohen që  mund të largohen nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga dhuna ose të kërkojnë ndihmë, dhe ato nuk do të ndëshkohen në asnjë mënyrë se kanë thyer rregullat e karantinës. Shqetësimi ynë kryesor është mbrojtja e viktimave dhe e personave të tjerë që preken, dhe dënimi i dhunuesve para drejtësisë “.

Ka pasur shqetësime në të gjithë botën se bllokimi nga koronavirusi mund të rezultojnë në rritje të rasteve të dhunës në familje. Disa qytete amerikane kanë raportuar rritje të rasteve të dhunës në familje nga telefonat e shumta locale. Shqetësime të ngjashme janë ngritur në Europë ./abcnews.al