Një pjesë e shqiptarëve në Korcë kanë mbyllur karantinën në hotelet ku ishin akomoduar.
Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për ABC News bëhet fjalë për 10 prej tyre të cilët do të lënë hotelin.
Ndërkohë për pjesën e qytetarëve që duhet të qëndrojnë ende në karantinë, situata mbetet e ndërlikuar pasi shqetësimi i tyre ka qenë mungesa e ushqimit dhe akomodimi në këtë hotel pasi nuk kanë patur mundësi ti mbulojnë vetë këto shpenzime.
Ato pak të ardhura që kishin siguruar nga puna në shtetin grek i kanë shpenzuar për ushqime në ditët e para të karantinës.
Ata kanë kërkuar që të kryejnë analizat dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre për tu vetëkarantinuar.
Ata thonë se kanë marrë borxh për të paguar shpenzimet e akomodimit ndërkohë që një pjesë prej tyre janë shprehur se nuk kanë ku të marrin as borxh dhe qëndrojnë edhe pa ngrënë./abcnews.al