VIDEO / Zogjtë në parajsë: Mrekulli në ujërat shqiptare, flamingot “lulëzojnë” pas izolimit nga koronavirusi

schedule08:41 - 25 Prill, 2020

schedule 08:41 - 25 Prill, 2020

Me turistët në shtëpi, anijet e fikura, dhe fabrikat e “heshtura” nga izolimi, për shkak të koronavirusit, flamingot rozë të Shqipërisë, dhe pelikanët kaçurrelë po lulëzojnë në qetësinë e re të lagunave, që rrjedhin në vijën bregdetare në perëndim të vendit.

Duke rrahur krahët e tyre rozë, mijëra flamingo kohët e fundit, po frekuentojnë dhe po përhapen në ujërat e ndritshme të Lagunës së Nartës, një vend i rëndësishëm për zogjtë migratorë në bregdetin e Adriatikut.

Numri i tyre është rritur me gati 1/3 deri në rreth 3,000 që nga muaji janar. Të paktën kështu thonë autoritetet e “Zonave të mbrojtura”.

Me njerëzit në izolim, jeta e egër ka rigjetur të gjitha të drejtat e saj absolute, dhe po shijon të gjitha liritë e natyrës.

Edhe kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihen flamengot që kanë “pushtuar” lagunat shqiptare.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3607984042563160/

./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!