Rama: Nesër pensionistët dalin nga shtëpia deri në orën 11:00, mos i merrni në makinë

schedule19:25 - 24 Prill, 2020

schedule 19:25 - 24 Prill, 2020

Nesër pensionistët do te dalin nga shtëpia si javën e shkuar, deri në orën 11:00. Lajmi eshte dhene nga kryeministri Edi Rama gjate bashkebisedimit me kryetarët e bashkive të gjelbra.

Ai tha se asnjë pensionist nuk do të udhëtojë në makinë me persona të tjerë, për shkak të riskut të lartë të infektimit.

LEXO EDHE: Lleshaj tregon kush do të jetë në “lupën” e policisë nga e hëna

“Elementi i parë është monitorimi jo vetëm nga ana e policisë por edhe ju me sistemin e kryepleqve për lokalët që mund të hapin qepenët. Kjo është katastrofë. Si ai shembulli skandaloz i atij djalit që unë e solla sot në vëmendje. Duhet që të gjithë të jenë të vëmendshëm. Jo vizita nëpër shtëpia. Prindërve t’i çojnë ushqime te dera dhe jo t’i përqafojnë.

Kjo është e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur. Pensionistët në makina në asnjë mënyrë. Pensionistët kanë nesër ditën e tyre. Si ishtë javën tjetër. Lokalet dhe të moshuarit. Ndalon vizitat në shtëpia. Duhet rritur ndërgjegjësimi”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!