Bogdani: Nostalgjik kur kujtoj kombëtaren. Trajner në Superiore? S’e kam problem!

schedule17:16 - 24 Prill, 2020

schedule 17:16 - 24 Prill, 2020

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Erion Bogdani, nuk e ka mohuar aspak mundësinë të drejtojë në Superiore, pasi kur u pyet nëse do të pranonte postim e trajnerit te Tirana apo Partizani, tha se nuk e ka problem. Në një prononcim të dhënë për emisionin Fan Zone në Supersport, Bogu preku shumë tema të ndryshme.

KAMPIONATI – “Mendoj që më mirë të zhvillohet kampionati sesa të jepet diçka në tavolinë. Kombëtarja e 19-vjeçarëve? Nuk kam asnjë peng. Por kisha përballë skuadra shumë të forta si Ukraina dhe Norvegjisë, që kishte edhe një lojtar si Haaland që tashmë e duan ekipet më të mëdha.

E ARDHMJA – “Para Koronavirusit, unë isha në bisedime me disa presidentë, por pandemia komplikoi shumë gjëra dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

MIQËSORE – “Kemi një ide për ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, me legjendat. Miqësorja e janarit ishte diçka shumë e mirë, sepse shumë lojtarë e pranuan ftesën menjëherë. Unë kam folur me disa ish-lojtarë të kombëtares dhe janë të gatshëm të luajnë një ndeshje miqësore dhe të ardhurat, të shkojnë për mjekët dhe familjet në nevojë”.

TRAJNER NË TIRANË – “Nuk e kam aspak problem, si te Tirana, ashtu dhe te Partizani. Jam i hapur për çdo lloj bisedimi. Nëse është një projekt serioz, atëherë do ta pranoja”.

GOLI I PREFERUAR – “Me Kombëtaren do veçoja golin ndaj Qipros sepse ishte një gol i rrallë dhe e kisha bërë më parë. E parandjeva që do shënojë dhe ia arrita ta shënoja. Ndërsa me ekipet ka qenë një nga golat ndaj Torinos gjatë kohës kur isha te Chievo”.

KOMBËTARJA – “Me Rakllin jam ndjerë mirë, gjithashtu edhe me Sadikun dhe Salihin. Shpresoj që të arrijmë suksese të mëdha te Shqipëria, të arrihet një kualifikim në Europian dhe Botëror. Te Kombëtarja në ndeshjet deçizive ne nuk ishim të kujdesshëm. Edhe kundërshtaret i kemi pasur shumë të forta. Në ndeshjet e mëdha ne kemi çaluar, prandaj ne nuk kemi arritur suksese. Kur kujtoj Kombëtaren, bëhem shumë nostalgjik”.

 

Bogdani me fanellën e Kombëtares

KARRIERA – “Transferimin e parë në Itali te Regina e kujtoj shumë mirë, dhe ndërkohë që merkato mbyllej në 12 të natës, unë u transferova në 22:30, më 31 janar. Kisha oferta të shumta në atë kohë nga Bundesliga, por edhe nga Benfica. Kur presidenti i Zagrebit më tha që do kaloja në Itali, isha shumë i emocionuar. Te Siena jam ndjerë më mirë”, përfundoi Bogdani./abcnews.al

 

Bogdani me fanellën e Sienës