Një shumë i kërkuar nga Italia për vrasje u kap nga policia shqiptare. Sipas njoftimit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë bërë të mundur arrestimin e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Argit Turshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër. Ky person kërkohej nga Interpol Romai pasi Gjykata e Santa Maria Capua Veterei, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian . Argiti Turshilla akuzohet se tre vjet më parë në bashkëpunim me një persona tjetër në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere në Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje”, “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen”.
Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit:
Argit Turshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.
Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G./abcnews.al