John Terry ka qenë kapiteni i Chelsea për shumë vite. Ish-mbrojtësi fitoi shumë nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe ka zbuluar një detaj interesant që lidhet me trajnerin portugez dhe Liverpool. “Ka qenë gjithmonë e komplikuar për ne të luanim në Anfield.
Gjithmonë e kam thënë që është stadiumi me atmosferën më të mirë që mund të përjetosh si futbollist”, deklaron ish-qendërmbrojtësi anglez për Sky Sports, në shoqërinë e Jamie Carragher, ish-futbollistit të njohur të Liverpool.
“Ishim rreth 30 pikë sipër Liverpoolit dhe Jose nuk rreshte së përsërituri: nuk mund të humbisni kundër këtyre. Nuk arrinte as t’i shqiptonte emrin Liverpoolit, thoshte: mos guxoni të humbisni kundër këtyre, ne jemi më të mirë se këta këtu. Më kujtohet si sot”, thekson Terry. /abcnews.al