Ky ishull po paguan turistët që të largohen

schedule12:10 - 24 Prill, 2020

schedule 12:10 - 24 Prill, 2020

Agjencia shtetërore e Hawaii që ka për detyrë të mirëpresë turistët përkohësisht po kujdeset që t’i ndihmojë këta turistë të largohen.

The Hawaii Tourism Authority ka caktuar 25 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet e largimit të turistëve nëse këta të fundit refuzojnë të karantinohen për 14 ditë.

Udhëtimet për në shtëpi dhe kthimet po organizohen nga një grup jo fitimprurës që zakonisht ndihmon turistët me problemet që hasin gjatë vizitave në Hawaii.

19 njerëz janë kthyer në vendet e origjinës që prej fillimit të pandemisë. Në disa raste, udhëtarët janë gjobitur. Në raste të tjera, u janë paguar biletat e kthimit.

Hawaii ka të paktën 596 të infektuar dhe 12 të vdekur nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!