Hibernian në Skoci njoftoi paradite që do të mbante në fanellën mbishkrimin “NHS” në vend të sponsorit, ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë edhe një tjetër klub në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për Dungannon Swifts FC, që ka vendosur të respektojë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS).
“Dungannon Swifts FC do të shlyejë borxhin që i kemi Shërbimit Kombëtar shëndetësor, duke shfaqur logon e NHS përpara fanellave tona përgjatë sezonit 2020/21. Si klub kemi vendosur të tregojmë mirënjohjen dhe mbështetjen tonë për të gjithë në NHS që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë pa u lodhur, për të mirën e të gjithëve.
Ata po vënë jetën e tyre në rrezik, për të siguruar përkujdesjen dhe mbështetjen për ata që kanë nevojë. Kjo është gjëja më e vogël për t’u thënë atyre faleminderit”, shkruan klubi nga Irlanda e Veriut, në faqen zyrtare. /abcnews.al