Ermal Panduri: Krijimi i qeverisë së re në dorë të Isa Mustafës

schedule18:22 - 23 Prill, 2020

schedule 18:22 - 23 Prill, 2020

Abdulla Hoti është kandidatura më e re për kryeministër në  Kosovë. Ermal Panduri drejtor i RTV Dukagjinit gjatë një bisede me Endri Xhafon ka dhënë detaje në lidhje me situatën politike në të cilën ndodhet Kosova kohët e fundit.

Panduri ka thënë për Abc News se Albin Kurti është shprehur se në lidhje me çdo vendim të marrë për qeverinë e re ai do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera ai ka theksuar se formimi i qeverisë së re është në dorë të Isa Mustafës, nëse do të arrijë të luajë shpejt dhe do të realizojë brenda 48 orëve të marrë veprime për krijimin e qeverisë.

Formimi i qeverisë së re tashmë çdo gjë është në dorë të Isa Mustafës, nëse ai për 48 orësh do të arrijë që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme me mbledhjen e 40 nënshkrimeve sepse është e qartë se kryeparlamentarja nuk e bën me qef këtë por vetëm nëse do të detyrohet nga kërkesa e 40 deputetëve. E rëndësishme është të dihet se është një lojë dhe varet se cili do të luajë më shpejt, nëse brenda 48 orësh bëhet qeveria e re atëherë Kushtetuesja nuk e shpërbën dot vendimin por thjesht e ndjek nga jashtë”, është shprehur Ermal Panduri .

Ndër të tjera Panduri është shprehur ndër të tjera se siguria e Isa Mustafës ka ardhur pas takimit të djeshëm me presidentin Hashim Thaçi dhe me krerët e tjerë politikë.

Gjithashtu gazetari ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratën për lobin Shqiptar në SHBA që kërkojnë Trumpit të heqë ambasadorin Grenell.

“Ajo që të kam thë dy javë më parë është se Albin Kurti nuk ishte shkakruar as nga lidhja Demokratike apo subjekt tjetër politik,  por nga Recard Grenell dhe këto deklarata i ka bërë dhe vëtë Kurti. Grenër ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe i ngarkuar për çështjen e dialogut Kosovë dhe Serbi është futur thellë në këtë çështje dhe do i japë një trofe Trumpit për atë që ka arritur në mandatin e parë, kjo nuk do e lërë të ikë nga duart pasi thuhet se ëhstë një marrëveshje e gatshme dhe pse më pas cilësoheshin si spekulime.  Sipas Kurtit kjo është një marrëveshje e dakorduar mes Thaçit dhe Vuçiç, Trump mund të ketë kërcënime por atij i intereson që të ketë një fitore në dorë dhe kjo është çështja e Kosovës, që është në ngërç prej 20 vitesh dhe kjo do të ishte një fitore në Ballkan”, është shprehur për Abc News Panduri./abcnews.al