Një 53 vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Kosovë duke e çuar në 19 numrin e viktimave nga koronavirusi. Viktima e fundit nga Covid 19, ishte oficer në Doganën e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga një postim i doganës së Kosovës në rrjetin social Facebook, sipas njoftimit të QKUK-së, pacienti ishte 53 vjeç dhe nga Komuna e Prizrenit.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar të infektuar 630 persona mes të cilëve 138 pacientë kanë fituar betejëm me koronavirus.
Postimi i plotë:
Ndërron jetë oficeri doganor i infektuar me COVID 19
Prishtinë 23 prill 2020 sot në klinikën infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor i cili ishte i infektuar me COVID 19.
Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës.
Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.
Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve./abcnews.al