Të moshuarit e infektuar me Covid-19 , sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, kanë disa simptoma “atipike”( simptoma të ndryshme nga çfarë kanë të infektuarit e tjerë), duke ndërlikuar përpjekjet që ata të marrin një trajtim në kohë dhe mënyrë të duhur, sipas mjekëve.
Covid-19 ka 3 simptoma tipike: ethe, kollë dhe gulçim. Por është konstatuar se të moshuarit mund të mos kenë asnjë nga këto simptoma.
Përkundrazi, të moshuarit mund të flenë më shumë se zakonisht ose të ndalojnë së ngrëni.
Ata janë të hutuar shumicën e kohës , duke humbur orientimin rreth gjithçkaje dhe madje ka raste që humbin vetëdijen.
“Disa njerëz të moshuar, nga ndryshimet në moshë ose probleme të mëparshme neurologjike, siç është goditja në tru, mund të kenë ndryshim në kollë. Ndërsa disa të tjerë mund të mos jenë në gjendje të tregojnë simptomat e tyre.”
Mbledhja e të dhënave të simptomave atipike
Në Zvicër, Dr. Sylvain Nguyen, një mjek geriatrik në Qendrën Spitalore të Universitetit të Lausanne, ka përgatitur një listë të simptomave tipike dhe atipike te pacientët me moshë më të vjetër të Covid-19.
Të përfshira në listën atipike janë ndryshimet në statusin e zakonshëm të një pacienti, humbja e vetëdijës, lodhja, letargjia, presioni i ulët i gjakut, gëlltitja e dhimbshme, zbehja, diarreja, të vjella, dhimbje barku dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.
Të dhënat vijnë nga spitalet dhe shtëpitë e infermierisë në Zvicër, Itali dhe Francë, tha Nguyen në një email.
Në vijat e para, mjekët duhet të sigurohen që të vlerësojnë me kujdes simptomat e një pacienti në mosha më të vjetra./abcnews.al