Asnjë skenar i çmendur për kupat e Europës, UEFA vendos

schedule14:17 - 23 Prill, 2020

schedule 14:17 - 23 Prill, 2020

UEFA i qëndron të njëjtin mendim. Kampionatet duhet të përfundojnë deri në gusht, në mënyrë që ekipet më pas të kenë kohë të përgatiten për kupat e Europës. Komiteti Ekzekutiv është mbledhur sot dhe ka vendosur që të ndodhë kështu, sikurse edhe ishte thënë më parë.

LEXO EDHE: Plani që do sillte polemika, çfarë raportuan mediat

Në rast se do të jetë e pamundur që kampionatet të mbarojnë, atëherë në kupat e Europës shkojnë ato ekipe që e meritojnë sportivisht nga sezoni 2019/2020. Skenari i lakuar në mediat e huaja, që do të merren për bazë renditja e klubeve sipas koeficienteve, bie poshtë.

Federatat përkatëse do të dërgojnë listën e klubeve që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane dhe UEFA më pas do të marrë vendimin final, sikurse janë edhe rregullat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!