Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hajdari ngre tonet në Kuvend: Cilët janë njerëzit e portalit e-albania që i japin leje shqiptarëve?

schedule12:07 - 23 Prill, 2020

schedule 12:07 - 23 Prill, 2020

Deputetja Rudina Hajdari me tone të ashpra dhe tepër e revoltuar ka folur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit.

Shtyrja edhe me 2 muaj të tjerë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vend ka bërë që Hajdari të shpërthejë dhe të kërkojë shpjegim nga qeveria se përse duhet të vazhdojë pa asnjë konsultim dhe pa transparencë kjo gjendje.

Në fjalën e saj Hajdari akuzoi se u deroguan 2 nene të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut pa asnjë konsultim me Kuvendin.



Më tej Hajdari tha se njerëzit që japin lejet për shqiptarët nga ueb i e-albanias  nuk njihen nga askush si ekspertë.

“Ku i keni epidemiologët që po ju japin këto shpjegime? Si mundet sot thjesht për vanitetin e  një kryeministri që do pushtet absolut të merren këto vendime dhe ju të dilni me urata dhe të thoni që po e mbani këtë vend në këmbë?

Nuk mundet që ju të merni këto vendime pa asnjë lloj shpjegimi.

Pse u tërhoqët ju nga Koventa e të Drejtave të Njeriut pa asnjë konsultimi, pse deroguat dy nene pa u konsultuar, pa asnjë lloj këshillimi me kuvendin, pse deroguat dy nene?

Dua shpjegim nga ju?

A është kjo situatë e njëtë me atë të 97’

A mund të më thoni se një ueb si e-albania, paska kompetencën e duhur, a janë ekspertë të fushës, a janë juristë, a cfarë janë, cilët janë këta njerëz që japin leje shqiptarëve?

Kërkoni ta shtyni gjendjen me dy muaj. Kërkoni që bizneset sot të hapen avash-avash pa i dhënë asnjë lloj garancie. Nuk keni dhënë asnjë lloj shpjegimi. Më vjen keq por kjo situatë është tepër e ndërlikuar për shqiptarët. I keni futur vetëm panik shqiptarëve pa i dhënë asnjë shpjegim. Sot kërkoni tu thoni shqiptarëve se do të vazhdoni të qëndroni edhe dy muaj të mbyllur dhe përsëri pa shpjegim. Unë dua shpjegim, shqiptarët po vuajnë….

Shqiptarët po i thellohet plaga e varfërisë. Atëherë hajeni dhe shpjegojeni sepse do e paguani shumë shtrenjtë këtë që po bëni sot”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!