“Tapë” në timon dhe pa leje në rrugë, arrestohet 45-vjeçari në Berat

schedule10:40 - 23 Prill, 2020

schedule 10:40 - 23 Prill, 2020

Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin si dhe ka qenë në kundërshtim me Aktin Normativ numër 3.

Njoftohet se  45-vjeçari me inicialet P. S, banues në Vlorë është kapur në flagrancë nga policia duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur. Ai gjithashtu ka qenë duke thyer rregullat e karantinës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!