Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, vazhdon të jetë i izoluar në shtëpinë e tij. Gjiganti uruguaian u transferua këtë verë te zikaltërit dhe ka pasur shumë ulje-ngritje.
Disa e kanë kritikuar, por dhe mosha bën të veten. Megjithatë, 35 vjeçari vazhdon të mbajë trupin e tij në formë, edhe pse kontakti me fushat e blerta mungon prej më shumë se një muaji tashmë.
Uruguaiani stërvitet në shtëpinë e tij dhe në një video të publikuar, shihet se nuk i mungon asgjë, duk u stërvitur në çdo cep të shtëpisë, si dhe në shkallët e apartamentit./abcnews.al
??¡PURO FÍSICO! El ENTRENAMIENTO de @diegogodin en casa para no perder la forma. #QuédateEnCasa pic.twitter.com/vMLJPn45Nt
— ChiringuitoLatino (@chirilatino) April 22, 2020