Në Cerunje të Elbasanit situata nga shkarjet e tokës është bërë alarmante. Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit u bënë thirrje banorëve për evakuim të menjëhershëm.
Shtëpitë po u lëvizin nga vendit. Toka në Cërunje të Elbasanit vazhdon të rreshkasë masivisht
Dy lagje janë izoluar dhe alarmi është për jetët e njerëzve.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Kryetarin e Këshillit të Qarkut u bënë thirrje banorëve për evakuim të menjëhershëm.
“Unë do t’u bëja thirrje të gjithëve që kjo zonë duhet evakuuar menjëherë, sepse ashtu siç e konstatojmë të gjithë, nga momenti në moment pritet që rrëshqitja të vazhdojë. Kështu që për ne më e rëndësishmja se gjithçka tjetër janë jetët njerëzore, për të cilët duhet të biem të gjithë dakord që të evakuoheni”.
Edhe Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, bëri thirrje për largim të banorëve të rrezikuar
“Ne e njohim gjendjen; unë e njoh që në vitin 2002, sepse kam qenë prefekt në atë periudhë dhe atëherë për herë të parë 28 familje kanë marrë dëmshpërblim. Kemi bërë përgatitjen e dokumentave për pjesën tjetër që kanë mbetur, por unë vetëm ju bëj një thirrje: që duhet të ikni nga këtu.”
Banorët kërkuan ndihmë për t’u strehuar në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër, përballë një fenomeni natyror i cili ka nisur 20 vite më parë dhe tashmë ka marrë përmasa masive. /abcnews.al