Propozohet paketa prej 3 miliard euro, KE ndihmon Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

schedule13:02 - 22 Prill, 2020

schedule 13:02 - 22 Prill, 2020

Komisioni Europian ka propozuar 3 miliard euro ndihmë makro-financiare në ndihmë të 10 shteteve fqinje të BE-së. Shqipëria përfiton 180 milion euro nga kjo paketë.

Fondi prej 3 miliard eurosh i asistencës makro-financiare do të vihet në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive me kushte mjaft të favorshme për t’i ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme, urgjente të financimit.

Vendet që përfitojnë përfshi Shqipërinë janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Moldavia, Ukraina dhe Tunizia.

Këto fonde jepen nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet për të investuar në fushat ku ka më shumë nevoje në kohën e pandemisë, siç është sistemi shëndetësor.

Lajmi është konfirmuar nga Vladis Dembrovskis, zv/president i Komisionit Evropian.

Në një postim në Twitter, Dembrovskis shkroi:

?? BE dëshiron të mbështesë vendet partnere të saj në përballjen me pasojat ekonomike të #coronavirus. Komisioni Evropian planifikon përdorim të veçantë të kredive për ndihmë makro-financiare për t’i ndihmuar ata të adresojnë nevojat e menjëhershme të financimit, siç është kujdesi shëndetësor ??

Ndërkohë, lidhur me lajmin ka reaguar me anë të një postimi në Twitter edhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Soreca shkruan në postimin e tij:

Ndihma e BE-së ndaj # Shqipërisë?? në kohërat e # COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Në krye të ndihmës së mëparshme, @EU_Commission propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!