Në raportimin e ditës së sotme për situatën nga koronavirusi në Shqipëri, zv/ministrja Mira Rakacolli konfirmoi gjithashtu se është 1 raste me Covid -19 në burgun 313 në Tiranë.
Në total, tha Rakacolli i janë nënshtruar testimit 40 persona në burgun 313 në Tiranë, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Ditën e djeshme burime të ABC News njoftuan se kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi 42-vjeçar italian, i arrestuar nga RENEA në vitin 2018.
Ndërkohë që ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri nga koronavirusi./abcnews.al