Kukësi nuk heq dorë nga titulli kampion. Tirana e vendit të parë është 9 pikë larg, por skuadra e Orges Shehit do të luftojë deri në fund për objektivin e madh. Kapiteni i verilindorëve, Besar Musolli ka folur rreth situatës së krijuar në një prononcim për faqen e klubit.
Kapiten, më shumë se një muaj pa futboll. A e kishit menduar ndonjëherë diçka të tillë?
-Të jem i sinqertë nuk e kisha menduar se do të kishim një situatë të tillë. Askush s’besoj se e ka menduar se do kishim ndërpreje për këtë arsye.
Sa e vështirë është për një futbollist të qëndrojë kaq kohë “pushim” duke menduar kushtet e stërvitjes?
-Nuk është aspak e lehtë, pasi u bë shumë kohë që nuk trajnohemi normalisht. Nuk është e njëjtë situata si të jesh duke u stërvitur me ekipin dhe të steërvitesh në kushte shtëpie.
Shumë kohë pa u takuar me ekipin. A flisni me futbollistët apo trajnerin?
-Kemi kontakt çdo ditë, pasi ne stërvitemi me programe online. Kemi marrëdhënie shumë të mirë edhe personalisht.
Ndonjë këshillë nga trajneri dhe stafi keni marrë?
-Stafi teknik është në kontakt të vazhdueshëm dhe po punojmë, edhe pse në distancë. Çdo futbollist është i vetëdijshëm se duhet kujdes dhe duhet të ruajë formen gjatë kësaj periudhe.
Pas rikthimit në fushë, a ndryshon objektivi i skuadrës?
-E kam thënë gjithmonë se ne do të marrim çdo ndeshje me radhë dhe do të kërkojnë maksiumumin. Objektivat Kukësi i ka për të arritur çdo trofe të mundshëm dhe ne do të provojmë deri në fund. /abcnews.al