Lufta kundër Coronavirusit vazhdon dhe në vijën e parë të sulmit janë mjekët dhe infermierët. Kudo në botë janë bërë fushata të ndryshme për t’i mbeshtetur dhe ndihmuar ata në këto momente të vështira. Një gjë të tillë ka bërë dhe babai i boksierit francez, Alexis Vastine.
Ai vuri në ankand veshjet e djalit të tij, që ai i kishte veshur në Lojërat Olimpike të 2012. Me të ardhurat që do të grumbullonte nga shitja e tyre, ai do t’i dërgonte mënjëherë për stafet mjekësore në Francë. Fatkeqësisht, Alexis vdiq në një përplasje me helikopter në vitin 2015.
Sapo e mori vesh lajmin, ishte mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, ai që i bleu veshjet e boksit. Francezi sapo i bleu ia ktheu menjëherë ato babait të Vastine.
Një gjest shumë i bukur ky nga ana e Laportes, i cili është përshëndetur dhe nga ana e Raheem Sterling. Sulmuesi anglez e ka postuar historinë në “Twitter”, duke duartrokitur gjestin e shokut të skuadrës. /abcnews.al
Class @Laporte ?? https://t.co/VjqH2svTpF
— Raheem Sterling (@sterling7) April 20, 2020