Gruaja shtatzënë në Kosovë viktimë e Covid-19, bashkëshorti përlot me mesazhin e tij

schedule12:25 - 21 Prill, 2020

schedule 12:25 - 21 Prill, 2020

Një grua shtatzënë nga Gjakova e infektuar me koronavirus, e cila ndodhej në gjendje të rënduar në Klinikën Infektive ndërroi jetë mëngjesin e së martës. Lajmin e ka konfirmuar, Ferdinand Kolaj drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.

40-vjeçarja kishte pasur probleme neurologjike dhe ishte në javën e 28-të të shtatzënisë, ndërsa mediat në Kosovë raportojnë se pacientja e kishte humbur femijën gjatë ditës së djeshme.

Ajo la pas dy fëmijë të tjerë, ndërsa bashkëshorti i saj ka publikuar një mesazh të ndjerë për të në rrjetet sociale.

Burri shkroi:

“Aq shumë e deshtë jetën asqë luftove deri në momentin e fundit për jetën tande bashkë me jetën e foshnjës në kraharorin tand. Tani me foshnjën tande në parajsë  gëzoni lumturinë e jetës së amshuar. Ishe një grua, nënë, bijë, motër, nuse shumë e qetë, plotë lumturi, dashuri, kujdes për të tjerët. Tani ju, nanë e foshnje, jeni engjëj në qiell, të cilët luteni për ne e na mbroni. Mos na harro”, janë fjalët e dhimbshme që bashkëshorti i së ndjerës i ka shkruajr në kujtim të gruas së tij.”

Ky është rasti i 13-të fatal nga koronavirusi në këtë klinikë dhe i 16-i në nivel kombëtar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!