Voltana Ademi takohet me banorët në Anën e Malit

schedule16:12 - 6 Mars, 2018

schedule 16:12 - 6 Mars, 2018

Në Anën e Malit, situata është e njëjtë me dy ditët e mëparshme, pasi uji nuk është larguar. Për të parë nga afër gjendjen, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u takua me banorët, të cilët bënë përgjegjës për situatën shkarkimet nga kaskada e Drinit. Por një ditë më parë KESH njoftoi zyrtarisht se përmbytjet në Anën e Malit nuk kanë ndodhur nga shkarkimet, por nga reshjet e shiut.

Voltana Ademi: “Keni një rritje deri në 20 centimetra deri më tani, sipas verifikimeve të banorëve, që vjen nga shkarkimet nga hidrocentralet. E theksoj derdhjet nga hidrocentralet. Situata tashmë është e përkeqësuar në tokat e mbjella. Kemi një situatë të përkeqësuar të territoreve të mbjella në zonën e Anës së Malit dhe kemi vështirësi për blegtorët. Ministria përkatëse, KESH-i të jenë përgjegjëse me informacionet që japin.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!