Zhduket Kune në Shëngjin/Dallgët po rrëzojnë pishat në kufirin e rerës

schedule13:08 - 5 Mars, 2018

schedule 13:08 - 5 Mars, 2018

Erozioni po rrezikon ta zhdukë përfundimisht nga harta zonën e Kunes në Shëngjin. Por vendorët mendojne se duket ngritur prita dallgëthyese ajo mund të shpëtojë.

Janë pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune të Shëngjinit. Dallgët e detit përplasen mbi to dhe po i rrëzojnë një nga një. Prej vitesh erozioni ka marrë sipërfaqe të mëdha rëre.Biznesmenë të zonës thonë se vërshimi i detit e ka zhdukur bregdetin e Kunes. Por po humbet edhe brezi i pishave.

Ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shtetin peër të investuar edhe privatisht në ndërtimin e dallgëkthyesve, të cilat duhet të jenë më të efektshme se ato që janë ndërtuar më parë.

Administratori i Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se situatën e kanë prezantuar edhe tek institucionet qendrore, duke kërkuar ndërhyrjen e shpejtë për të shmangur zhdukjen e Kunes.

Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e Kunes. Deti ka avancuar drejt tokës me të paktën 30 metra. Fakt i kësaj situate është zhdukja në ujë e bunkerëve që dikur qendronin nëe rërë.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

/abcnews.al