Sherr me thika mes dy punonjësve të sigurimit privat në Tiranë

schedule08:47 - 5 Mars, 2018

schedule 08:47 - 5 Mars, 2018

Shkojnë në punë si roje të një biznesi privat, por plagosin njëri-tjetrin. Historia e pazakontë ka për protagonistë dy persona, të cilët mbetën të plagosur pasi u qëlluan reciprokisht me thikë. Të plagosurit janë të dy punonjësit e sigurisë së një biznesi privat në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Gjithçka ndodhi pas një debati çasti. Sipas mjekëve të spitalit të Traumës, dy rojet private; njëri 59-vjeç e tjetri 50-vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë goditje të shumta në trup. Policia sekuestroi armët e ftohta të përdorura në plagosjen e dyfishtë, teksa u morën edhe kamerat e sigurisë të biznesit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen e pazakontë të ndodhur mesditën e së dielës në periferi të Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!